Bota

"Elon Musk është një figurë e rëndësishme e kohës sonë"! Meloni: Ka fusha që kemi mosmarrëveshje të mëdha

 Meloni gjithashtu ka folur edhe për marrëdhënien personale që ka me themeluesin e Tesla.

3 Janar 2025, 15:50 Nga E. D
"Elon Musk është një figurë e rëndësishme e
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbrojtur miliarderin amerikan Elon Musk nga kritikat që ai merr nga kryeqytetet e tjera evropiane, duke e quajtur atë një njeri brilant në një intervistë të botuar sot në gazetën Corriere della Sera. Meloni gjithashtu ka folur edhe për marrëdhënien personale që ka me themeluesin e Tesla.

“Ai është një figurë e rëndësishme e kohës sonë, një modernist i jashtëzakonshëm që ka gjithmonë në mendje të ardhmen. Ne jemi qartazi dy persona që kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Ai është një njeri shumë inteligjent dhe gjithmonë shumë interesant të jesh pranë," tha Meloni. 

Po ashtu Meloni tha se ka fusha ku ajo dhe Musk kanë mosmarrëveshje të mëdha. Ajo theksoi se disa njerëz e quanin intelektual deri dje dhe sot e paraqesin si përbindësh vetëm pse zgjodhi kampin e “gabuar”.

Pas fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Musk po përpiqet gjithnjë e më shumë të ndikojë në politikën në Evropë me deklaratat e tij në media të ndryshme. Ndër komentet e tij janë përshkrimi i presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier si një tiran dhe kancelarit Olaf Solz si një budalla.

giorgia meloni

Sondazh

Poll