Meloni refuzon largimin e simboleve fashiste nga logoja e partisë
Meloni ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, përjashtoi mundësinë e largimit të simbolit të flakës tringjyr&eu...
Ekspertët amerikanë të shëndetit publik po japin alarmin për të ashtuquajturën tetrademi të viruseve këtë sezon dimëror, duke gjurmuar shpejtësinë me të cilën po përhapen gripi, Covid-19, RSV dhe norovirusi.

SHBA- Autoritetet amerikane po paralajmërojnë për një epidemi virusi duke u bërë thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe të mbajnë sa më shumë distancën. Gripi, Covid -19, virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) dhe norovirusi po përhapen me shpejtësi këtë vit, me shkencëtarët të cilët janë në gatishmëri të lartë. Ekspertët amerikanë të shëndetit publik po japin alarmin për të ashtuquajturën tetrademi të viruseve këtë sezon dimëror, duke gjurmuar shpejtësinë me të cilën po përhapen gripi, Covid-19, RSV dhe norovirusi.
Në disa shtete amerikane, ku ditët e fundit është regjistruar një shpërthim i sëmundjes Covid-19, shumë spitale kanë shpallur përdorimin e detyrueshëm të maskave. Në spitalet në Kaliforni, Kolorado, Indiana dhe New Jersey, përdorimi i maskave është i detyrueshëm për stafin dhe vizitorët. Gripi, Covid-19, RSV dhe norovirusi dërgojnë shumë qytetarë në shtrat me simptoma të tilla si ethe dhe rraskapitje.
Çfarë është virusi tetrademik? Është një term informal që i referohet katër sëmundjeve gripi, Covid -19, virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) dhe norovirusi që qarkullojnë paralelisht duke shkaktuar frikë në opinionin publik. Megjithatë, kërcënimi i katërfishtë nuk është shumë i ndryshëm nga epokat e mëparshme kur viruset e frymëmarrjes ishin të shfrenuar.
Kur bëhet fjalë për norovirusin, një virus ngjitës që shkakton gastroenterit (të vjella dhe diarre) dhe për të cilin nuk ka vaksinë, e vetmja mënyrë për ta parandaluar është higjiena e plotë e duarve.
Departamenti i Shëndetësisë, i cili është nën Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), shpesh e ndan vendin në 10 rajone si pjesë e hulumtimit të hartës së sëmundjeve.
Për ekspertët, një përqindje "shumë zhgënjyese" e popullsisë është vaksinuar kundër gripit këtë vit. Sipas CDC, 40,8% e të rriturve dhe 40,8% e fëmijëve ishin vaksinuar deri më 7 dhjetor 2024. Në të njëjtën kohë në vitin 2023, 40,6% e të rriturve dhe 44,2% e fëmijëve kishin bërë vaksinën e caktuar.
Meloni ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, përjashtoi mundësinë e largimit të simbolit të flakës tringjyr&eu...
Hanoi VIETNAM- Kryeqyteti i Vietnamit, Hanoi është mbuluar nga smogu i rëndë javët e fundit ndërsa është duke ...
Gjurmët e zbuluara ANGLI- Vendkalimi më i madh i dinozaurëve në Mbretërinë e Bashkuar është zbuluar në një...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Korenë e Jugut mes një krize të zgjatur t...
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, në Damask më 3 janar 2025. DAMASK- Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Franc&...
Foto ilustruese SPANJË- Të dhënat e fundit zyrtare kanë bërë me dije se viti 2024 ka thyer një rekord të ri në...
Zelensky-Trump UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump mund ...
Gjermani GJERMANI- Zyrtarët gjermanë kanë kërkuar kufizime për fishekzjarret e paligjshme si dhe dënime më të ...
Foto ilustruese LIBI- Njëzet persona janë zhdukur pasi ranë në det nga një varkë. Me 27 pasagjerë, varka gjashtë me...
Karl Marksi GJERMANI- Përse ndodhet statuja e Karl Marksit në Kemnic (Chemnitz)? Përse Nova Gorica shihet si qytet i ndarë? Disa fakte ...