Sport

“Nuk po e shikoj Liverpoolin, ai është larg”…

Bernardo Silva pranon se Manchester City, 14 pikë prapa liderit, nuk ka asnjë shans për të fituar titullin këtë sezon.

3 Janar 2025, 11:30 Nga DOSJA

“Nuk po e shikoj Liverpoolin, ai është larg”…

ANGLI - “Shpresat e Manchester Cityt për të fituar titullin e Premierligës kanë mbaruar, pasi kampionët në fuqi kanë lënë shumë terren për të kompensuar (ata janë 14 pikë prapa liderit Liverpool)”,- tha mesfushori Bernardo Silva.

City fitoi titullin e katërt radhazi në ligën angleze sezonin e kaluar, por ka pasur vështirësi këtë sezon dhe është në vendin e gjashtë në tabelë, pasi ka fituar vetëm dy nga 10 ndeshjet e fundit të ligës.

Skuadra e Pep Guardiolës është goditur rëndë nga dëmtimet këtë sezon, me fituesin e “Topit të Artë”, Rodri jashtë për pjesën tjetër të sezonit dhe disa lojtarë që kalojnë periudha të gjata jashtë fushës.

"Tani ka të bëjë me pranimin e realitetit. Unë nuk po shikoj Liverpoolin. Unë jam i gjashti në ligë, nuk mund të shikoj Liverpoolin apo Arsenalin",- tha Silva për 'Sky Sports' në një intervistë të publikuar dje, të enjten.

“Po mendoj për ndeshjen e radhës që të përpiqem të fitoj tre pikë... Nuk do të thosha se është e pamundur, sepse në futboll nuk ka gjëra të pamundura, por tani Manchester City është plotësisht jashtë garës për titull, ka nuk ka dyshim për këtë, është tepër vonë për ne. Njerëzit thonë se ju nuk mund ta fitoni ligën deri në janar, por mund ta humbni atë. Këtë sezon realiteti është se ne e kemi humbur atë."

Man.City pret West Ham United në vendin e 13-të në ligë nesër, të shtunën, përpara se të përballet me Salford City të nivelit të katërt në FA Cup më 11 janar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll