Aktualitet

Të dënuar me burg për krime të rënda, dalin FOTOT e dy shqiptarëve të arratisur nga qelia greke

Lefteri dhe Romeo, janë të dënuar me 20 vite burg për vrasje, zjarrvënie dhe grabitje.

3 Janar 2025, 15:06 Nga E. D
Të dënuar me burg për krime të rënda, dalin FOTOT e dy
Lefteri, Romeo

GREQI- Personat në foto, janë dy shqiptarët e arratisur nga burgu rural të Kassavetia në Greqi. Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, janë të dënuar me 20 vite burg për krime të rënda, përfshirë bashkëpunim në vrasje, kontrabandë emigrantësh, grabitje, lëndime të rënda trupore dhe zjarrvënie. 

Siç raportohet dy shqiptarët konsiderohen të rrezikshëm nga autoritetet greke për shkak të veprave penale të kryera. Gjithashtu Lefteri dhe Romeo, janë trajtur si të burgosur të zakonshëm me masat e sigurisë jo të rrepta për shkak të sjelljes së mirë dhe përfitonin deri në pesë herë leje në vit. Mesa duket kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen. 

lefteri romeo

Sondazh

Poll