Aktualitet

Kryepeshkopi Anastas Janullatos transportohet në Athinë/ Mediat greke: Pësoi hemorragji gastrike! KOAKSH: Nuk ka përkeqësim të shëndetit, u dërgua për kontrolle

Janollatos do të transportohet nga një ekip i personelit mjekësor të EKAV-it, ndërsa pritet të shtrohet në spitalin “Evangelismos”.

3 Janar 2025, 14:38 Nga M.B
Kryepeshkopi Anastas Janullatos transportohet në Athinë/ Mediat greke:
Kryepeshkopi Anastas Janullatos

ATHINA- Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili ndodhej i shtruar në spitalin e Tiranës që prej datës 30 dhjetor, do të transportohet në Athinë për mjekim të specializuar.

Valbona Duri, zëdhënëse e zyrës së shtypit të Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare ka thënë për Dosja.al se gjendja e Kryepeshkopit Anastas eshtë e stabilizuar, por për diagnostikime më të specializuara të sugjeruara nga mjekët, u vendos të dërgohet në Athinë. Sipas KOAKSH-it, raportimet nga mediat greke se ka pësuar hemorragji gastrike nuk janë të vërteta. 

Janollatos do të transportohet nga një ekip i personelit mjekësor të EKAV-it, ndërsa pritet të shtrohet në spitalin “Evangelismos”. Për transportimin e Janullatos në Greqi është vendosur në dispozicion një avion i Forcave Ajrore. Kryepeshkopi u shtrua në një spital në Shqipëri pak ditë më parë ku u raportua se ishte prekur nga një virozë e stinës. Në një njoftim në llogarinë e Kryepeshkopit në Facebook thuhej se ai është shtruar në një spital në Tiranë, pas shfaqjes së virozës sezonale.

kryepeshkopi anastas janullatos

Sondazh

Poll