Vota e diasporës/ "Moment historik!" Celibashi: Më 11 janar nis regjistrimi i votuesve nga jashtë
Celibashi TIRANË- Kreu i KQZ-së, Ilirja Celibashi ka njoftuar se më 11 janar do të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve...
Përmes një postimi në Facebook, kjo parti ka thënë se Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në mënyrë të pashembullt dhe në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet, ia ka mundësuar këtij subjekti politik pjesëmarrjen në zgjedhje.
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje (LVV), parti në pushtet në Kosovë, ka nisur të enjten ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Përmes një postimi në Facebook, kjo parti ka thënë se Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në mënyrë të pashembullt dhe në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet, ia ka mundësuar këtij subjekti politik pjesëmarrjen në zgjedhje. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi, ka thënë më 31 dhjetor se vendimet e PZAP-së janë të obligueshme për institucionin që drejton, dhe çështjen e certifikimit të Listës Serbe e ka konsideruar të mbyllur.
Në mbledhjen fillestare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), më 23 dhjetor, Lista Serbe nuk është certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje, pas kundërshtimeve të LVV-së, me arsyetimin se Lista Serbe nuk e njeh shtetësinë e Kosovës. Lista Serbe është ankuar më pas në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili e ka urdhëruar KQZ-në ta certifikojë këtë parti.
Më 31 dhjetor, KQZ-ja ka thënë se vendimi i PZAP-së për certifikim të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit, është i plotfuqishëm dhe duhet zbatuar. Lëvizja Vetëvendosje është ankuar edhe në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-së, por ajo është hedhur poshtë ditë më parë.
“Nxjerrja e vendimit në emër të KQZ-së, por pa miratim të KQZ-së, është sulmi i radhës ndaj rendit tonë ligjor për shkak të Listës Serbe. Secili vendim i KQZ-së duhet t'i nënshtrohet votimit nga anëtarët e KQZ-së. Ky vendim nuk është i KQZ-së, sepse nuk është votuar. Është i paligjshëm, sepse bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ndërsa Lista Serbe nuk është certifikuar në përputhje me Ligjin, por është kontrabanduar kundërligjshëm”, është thënë në reagimin e partisë.
Megjithatë, LVV nuk ka treguar saktë se çka nënkupton me shkelje të Ligjit për Zgjedhjet. Lista Serbe e pati konsideruar vendimin e parë për moscertifikim si të kundërligjshëm dhe pati akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për përfshirje në marrjen e këtij vendimi. Perëndimi pati shprehur shqetësim për moscertifikim të Listës Serbe, ndërsa Bashkimi Evropian ka thënë më 31 dhjetor se politizimi i certifikimit të listave zgjedhore do të ishte kthim mbrapa për Kosovën.
Lista Serbe pati thënë se do të marrë pjesë në zgjedhje pas një periudhe të bojkotimit të proceseve politike në Kosovë. Më 2022, pjesëtarë të kësaj partie patën dhënë dorëheqje në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për shtrirje të autoritetit në gjithë territorin e vendit.
Njohës të çështjeve politike i patën thënë Radios Evropa e Lirë se moscertifikimi i kësaj partie në mbledhjen e parë të KQZ-së është pjesë e parafushatës zgjedhore të partisë në pushtet. Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përbëjnë procesin e parë të rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008. Deri më tani janë mbajtur një mori zgjedhjesh të parakohshme./REL
Celibashi TIRANË- Kreu i KQZ-së, Ilirja Celibashi ka njoftuar se më 11 janar do të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve...
QKUK KOSOVË- Vajzë dhe djalë janë dy fëmijët e parë të lindur në vitin 2025. Të dy këto lindje jan&e...
Edi Rama dhe Ismail Qemali TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se e ka nisur vitin 2025 me kreativitet. Me anë të një postimi n&eu...
Ilir Proda TIRANË- Festimet për ndërrimin e viteve, kanë kaluar pa incidente të mëdha në vend. Ndërk...
Ares dhe Rajd TIRANË- Ares dhe Rajd janë dy fëmijët e parë që erdhën në jetë sapo ora shënoi 00:00. Dy bi...
Matteo Piantedosi ITALI- Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi në një intervistë për “La Stampa" ka folur pë...
Foto ilustruese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka thënë të martën se vendimi i Panelit Zgjedhor ...
Foto ilustruese KOSOVË- Bashkimi Evropian ka reaguar sot lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe ndërsa ka theksuar se presin nga Komisioni...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë...
foto ilustruese KOSOVË- Gjykata Supreme e Kosovës e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e partisë në pushtet, Lë...