Art&Argëtim

Një romancë e re në horizont? Jennifer Lopez dhe Kevin Costner kalojnë pushimet bashkë

Dyshja u fotografuan së bashku në një restorant të njohur, duke kaluar kohë të këndshme dhe duke u dukur të relaksuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

31 Dhjetor 2024, 22:10 Nga E. D
Një romancë e re në horizont? Jennifer Lopez dhe Kevin Costner
Jennifer Lopez dhe Kevin Costner

SHBA- Këngëtarja Jennifer Lopez dhe aktori i njohur Kevin Costner janë parë së bashku në Aspen. Dyshja u fotografuan së bashku në një restorant të njohur, duke kaluar kohë të këndshme dhe duke u dukur të relaksuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Lopez kishte veshur një pulovër të zezë dhe kishte flokët të kapura topuz, ndërsa Costner ishte veshur me një xhaketë dimërore dhe pantallona gri. Edhe pse nga fotot nuk rezultonte se këngëtarja dhe aktori po flisnin me njëri-tjetrin, spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre filluan të përhapen. Për momentin, as Lopez, as Costner nuk kanë komentuar mbi natyrën e marrëdhënies së tyre, por fotot kanë nxitur shumë kureshtje mes fansave.

Të dy së fundmi kanë kaluar një periudhë të vështirë. Jennifer Lopez bëri kërkesë për divorc nga aktori Ben Affleck këtë vit, pas vetëm dy vitesh martesë, ndërsa Kevin Costner i dha fund martesës me Christine Baumgartner vitin e kaluar pas 18 vitesh jetë së bashku, me negociata të shumta sa i përket financave.

jennifer lopez

Sondazh

Poll