Bota

Të shtëna me armë zjarri pranë një klubi privat në New York, të paktën 10 të plagosur

Ngjarja ndodhi jashtë një klubi privat të mërkurën vonë. Të plagosurit, 6 gra dhe 4 burra, janë jashtë rrezikut për jetën, njoftoi policia.

2 Janar 2025, 20:32 Nga M.B
Të shtëna me armë zjarri pranë një klubi privat në
Foto ilustruese

SHBA- 10 persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Kuins të Nju Jorkut, mbrëmjen e parë të vitit të ri, njoftoi policia e Nju Jorkut të enjten në mëngjes. Ngjarja ndodhi jashtë një klubi privat të mërkurën vonë. Të plagosurit, 6 gra dhe 4 burra, janë jashtë rrezikut për jetën, njoftoi policia.

Autoritetet thanë se 3 ose 4 burra hapën zjarr ndaj turmës jashtë klubit privat. Dëshmitarët shprehën tronditjen e tyre duke përdorur mediat sociale ndërsa shpërndanë fotografi të momentit të mbërritjes në vendngjarje të punonjësve të rendit. Policia përjashtoi mundësinë e një sulmi terrorist.

Ngjarja u regjistrua disa orë pas dy akteve të tjera të dhunës në Shtetet e Bashkuara. Në Nju Orlins një kamionçinë mori përpara turmën e njerëzve që po festonin Vitin e Ri duke vrarë 15 persona ndërsa në Las Vegas një person vdiq dhe shtatë të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një makine Tesla jashtë hotelit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump./ VOA

shba

Sondazh

Poll