2 Janar 2025, 18:29
Nga M.B
Kryeministri suedez, Ulf Kristersson.
SUEDIA- Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin për krijimin e të ashtuquajturave “qendra kthimi” për emigrantët e paligjshëm, ka thënë të enjten kryeministri suedez, Ulf Kristersson. Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi në Vjenë me kancelarin austriak Karl Nehammer, gjithashtu konservator, prandaj dy burrat kanë bërë thirrje që Bashkimi Evropian t’i rrisë përpjekjet për të luftuar emigrimin e paligjshëm.
Rritja e mbështetjes për partitë e ekstremit të djathtë në Evropë, ka rezultuar me çuarje përpara të emigrimit nëpër agjenda politike. Liderët e BE-së kanë thënë në tetor se janë duke analizuar një skemë, sipas së cilës, migrantët që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në bllokun evropian, të dërgohen nëpër disa qendra që konsiderohen të sigurta jashtë territorit të BE-së.
Kristersson ka thënë se e ka diskutuar skemën me Komisionarin e BE-së për Migrim, Magnus Brunner, i cili e ka siguruar që propozimi do të finalizohet në këtë pranverë.
“Ekziston një lloj momentumi tani”, ka thënë Kristersson.
Nehammer e ka përgëzuar Kristerssonin që po e mban çështjen e emigrimit lart në agjendën e BE-së, dhe që aktualisht janë 18 shtete brenda Zonës për lëvizje të lirë, Schengen, përfshirë Zvicrën dhe Norvegjinë, që kanë interes të përbashkët në luftimin e valës së migrimit. Kancelari austriak ka thënë se qeveritë që kanë shprehur shqetësim kanë arritur “të ndryshojnë plotësisht” diskutimin rreth migrimit, në mënyrë që shtetet pa kufij të jashtëm të BE-së, sikurse Austria, të jenë më të përfshira në diskutimet për këtë temë.
“Vetëm kur e kuptojmë që problemi duhet zgjidhur bashkë, atëherë e kemi mundësinë që të shënojmë përparim”, ka thënë ai./ REL
suedia
Bota
2 Janar 2025, 16:49
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
MALI I ZI- Autoritetet në Mal të Zi, bënë sot të ditur gjetjet paraprake të hetimeve, një dit&...
Bota
2 Janar 2025, 16:35
M.B
Foto ilustruese
ARABIA SAUDITE- Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë Saudite për rritjen e numrit t&eum...
Bota
2 Janar 2025, 14:49
I.A
Pamjet
MALI I ZI- Autoritetet malazeze do të shqyrtojnë të gjitha opsionet për të parandaluar incidente të mëtejshme t&e...
Bota
2 Janar 2025, 14:22
I.A
Apple
KINË- Gjiganti amerikan Apple është duke ofruar zbritje të rralla, deri në 68 dollarë, në modelet e reja të ...
Bota
2 Janar 2025, 13:34
I.A
Bashar al-Assad
RUSI- Një tentativë helmimi është bërë ndaj diktatorit të rrëzuar Bashar al-Assad. The Sun shkruan ...
Bota
2 Janar 2025, 13:24
I.A
Pamjet
SHBA- New Orleans ishte në lëvizje të plotë në orët e para të mëngjesit të Vitit të Ri. Qytet...
Bota
2 Janar 2025, 13:04
I.A
NORVEGJI- Nëntë prej 10 makinave të reja që janë shitur vitin e kaluar në Norvegji kanë qenë krejtësisht elektrik...
Bota
2 Janar 2025, 12:14
I.A
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka nisur vitin e ri 2025 me provokime. Me anë...
Bota
2 Janar 2025, 11:56
I.A
Tesla Cybertruck dhe Trump Hotel
SHBA- Policia po heton pasi një Tesla Cybertruck i mbushur me bombola gazi dhe fishekzjarre shpërtheu jashtë...
Bota
2 Janar 2025, 11:49
I.A
SHBA- Një veteran i ushtrisë amerikane, i cili i ka vrarë 15 persona pasi e ka përplasur kamionin kundrejt një turme njerëzish n...