Bota

Tragjedia në New Orleans/ Ja si kamioni mori para turmën e njerëzve që po festonin (VIDEO)

Por rreth orës 03:15 (09:15 GMT), argëtimi rinor u kthye në terror pasi një burrë, i identifikuar si Shamsud-Din Jabbar, një 42-vjeçar banor i Teksasit dhe veteran i Ushtrisë Amerikane, drejtoi një kamion me qira në me shpejtësi në një turmë.

2 Janar 2025, 13:24 Nga I.A
Tragjedia në New Orleans/ Ja si kamioni mori para turmën e
Pamjet

SHBA- New Orleans ishte në lëvizje të plotë në orët e para të mëngjesit të Vitit të Ri. Qytetarët po derdheshin nga baret e zhurmshme dhe klubet e mbushura plot në lagjen franceze të qyteti, një zonë e cilësuar shpesh si zemra rrahëse e jetës së famshme të natës të qytetit.

"Ishin të gjithë fëmijë të vegjël jashtë. Shumë 19, 20, 21 vjeçarë," kujton Derrick Albert, një DJ lokal.

 

Ai kryqëzim është shtëpia e një hoteli turistik të mbushur plot, një dyqani që shet akullore dhe çokollatë dhe restorante që shesin goca deti. Por rreth orës 03:15 (09:15 GMT), argëtimi rinor u kthye në terror pasi një burrë, i identifikuar si Shamsud-Din Jabbar, një 42-vjeçar banor i Teksasit dhe veteran i Ushtrisë Amerikane, drejtoi një kamion me qira në me shpejtësi në një turmë.

Ai vrau të paktën 15 njerëz dhe plagosi dhjetëra, disa të rëndë. Pamjet tregojnë momentin kur filloi sulmi, me kamionçinë e bardhë që përshkoi rrugën Canal përpara automjeteve të tjera, përpara se të kalonte djathtas në Rrugën Bourbon, duke u rrotulluar rreth një makine policie papritur dhe duke u futur në turmë.

derrick albert tragjedi ne new orleans

Sondazh

Poll

Bota 2 Janar 2025, 11:27 I.A

Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025

Ursula von der Leyen Një Ukrainë e pambrojtur, një Rusi luftarake dhe një Donald Trump narcist: këto mbeten sfidat më të...