Art&Argëtim

Festivali i këtij viti bëri jehonë të madhe, Gjergj Leka zbulon projektet e reja: Vitin tjetër do e bëj unë një festival

3 Janar 2020, 08:05 Nga DOSJA
Festivali i këtij viti bëri jehonë të madhe, Gjergj Leka

TIRANË– Pas festivalit të bujshëm të Vera Grabockës, kantautori i njohur: Vitin tjetër do bëj unë një festival, s’kam frikë nga…

Festivali i Këngës në RTSH, që u organizua nga Vera Grabocka  dhe moderatorja e njohur  Alketa Vejsiu shkaktoi shumë debat dhe  polemika që prej para se të niste e deri tek  nata finale kur fituese u shpall Arilena Ara.

Ndërkohë  kantautori i njohur, Gjergj Leka teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ‘Top Channel’  është shprehur se vitin se vitin e ardhshëm do të organizojë ai një festival, por nuk  ka  treguar më shumë rreth këtij projekti.

Në momentin që moderatorja e ka pyetur Fitnete Tudën e cila  ka qenë e ftuar  në emision,  nëse do dëshironte të ngjitej në festival, Gjergji ka thënë hapur se do të organizojë një festival vitin që vjen.

 “Unë nuk e kam thënë akoma, por vitin tjetër do bëj një festival.  Unë ua bëj ftesën që sot.”-  u shpreh Gjergj Leka duke iu drejtuar artistes së madhe Fitnete Tuda.

Kantautori ka thënë ndër  të tjera se nuk frikësohet prej konkurencës.

Më 22 dhjetor u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë.

Ndarja e çmimeve ka sjellë mjaft reagime në rrjet, dhe një prej tyre ishte edhe ai i prezantueses Alketa Vejsiu. Kjo e fundit mori përsipër që t’i kërkonte të falur publikisht Elvanës, e cila pas ndarjes së çmimeve u mbyll në dhomë dhe bojkotoi post-partyn.

 A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu festivali i këngës në rtsh gjergj leka vera grabocka alketa vejsiu festivali i këngës në rtsh gjergj leka vera grabocka

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Janar 2020, 07:42

KOSOVË- Këngëtari i mirënjohur Robert Berisha sëfundmi ka qenë i ftuar  në emisionin “N’Darkë” ne T7, ku kanë folur për shumë tema, ndër të tjera edhe për ...