Art&Argëtim

“Puthje dhe përqafime”, pas ‘arratísjes’ nga Shqipëria, Arilena Ara dëfrehet në Los Angeles, ja me kë festoi këng

2 Janar 2020, 17:33 Nga DOSJA
“Puthje dhe përqafime”, pas ‘arratísjes’ nga

SHBA– Arilena Ara e cila u shpall fituese në Festivalin e 58 të Këngës, është larguar drejt Amerikës. Pavarësisht polemikave ndaj fitores së saj, ku u vu në dyshim nëse ajo në të vërtetë e meritonte vendin e parë, duket se Arilena nuk është shqetësuar,  pasi siç e shohim edhe në foto,  është duke shijuar jetën në Los Angeles, ku ka festuar edhe natën e ndërrimit të viteve.

Këngëtarja ka ndarë me fansat momente nga festa e natës së Vitit të Ri, ku në një video të publikuar, në të cilën shfaqet duke kërcyer, ajo shkruan se po feston jetën.

 

 

Celebrating Life. 2020♥️

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

Ndërkohë në InstaStory postoi video, ku shihet nën shoqërinë e menaxherit të saj Popi Kola, me të cilin shihet duke u përqafuar dhe puthur në faqe.

Mediat rozë prej shumë kohësh kanë aluduar se mes tyre ka nisur një lidhje dashurie.Vetë këngëtarja nuk e ka pranuar diçka të tillë.

Pak ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë. Pas festivalit nuk mungoi edhe një reagim i Alekta Vejsiut, e cila ishte edhe një nga organizatorët e këtij festivali. Në një status në Instastory, Vejsiu publikoi peticionin, ku kërkohet që çmimi i madh t’i jepet Elvana Gjatës dhe që të jetë pikërisht ajo që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arilena ara festa e vitit te ri los angelos arilena ara festa e vitit te ri los angelos

Sondazh

Poll