Art&Argëtim

“Do të na mungosh në TV zemër!”, Luana Vjollca braktis televizionin? Komenti që ngre dyshime për largimin e moderatores

2 Janar 2020, 16:22 Nga DOSJA
“Do të na mungosh në TV zemër!”, Luana Vjollca

DUBAI–  Pasi ka mbyllur një vit goxha të suksesshëm profesionalisht, moderatorja Luana Vjollca është nisur për Dubai së bashku me motrën Marinën, kunatin Getoar Selimin e me shumë gjasa dhe të dashurin e saj ende të pazyrtarizuar, Krenar Çoçaj.

4-tërshja- kanë pritur në qytetin arab ndërrimin e viteve, por ndërkohë, një detaj në profilin e saj në Instagram na ka bërë të dyshojmë mbi të ardhmen e Luanës në televizion.

Në njërën nga fotot e postuara së fundmi, ajo që bie në sy është një koment i mikut dhe bashkëpunëtorit të saj, grimierit Arbër Bytyqi, i cili i komenton me një emoji të përlotur Luanës:

“Do të na mungosh në TV zmr!”

Por, një konstatim i tillë mbetet për t’u parë pas përfundimit të sezonit të tretë të spektaklit “Shiko Kush Luan”, i cili ndiqet dhe pëlqehet shumë nga publiku shqiptar.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arbër bytyqi dubai luana vjollca arbër bytyqi dubai luana vjollca

Sondazh

Poll