Sport

David Beckham fitoi 28 milionë stërlinga nga markat e tij…

Kompania e David Beckham DRRJB Holdings shpërndau dividentët e saj të hënën. Ish-futbollisti anglez 49-vjeçar, i cili shiti 55% të aktiviteteve të tij në vitin 2022, mori 28 milionë sterlina.

31 Dhjetor 2024, 11:42 Nga DOSJA

David Beckham fitoi 28 milionë stërlinga nga markat e tij…

SHBA - David Beckham ka ndërtuar një perandori. Më shumë se dhjetë vjet pas pensionimit të tij sportiv, ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid mori më shumë se 28 milionë sterlina (më shumë se 33 milionë euro) në dividentë këtë të hënë, falë kompanisë së tij DRRJB Holdings, sipas zbulimeve nga Guardian.

49-vjeçari anglez ka hyrë në partneritete të reja biznesi me marka, duke përfshirë Stella Artois dhe Boss, të cilat kanë ndihmuar në kompensimin e humbjeve në studion e tij të prodhimit televiziv.

Në vitin 2022, ish-mesfushori i Manchester United shiti 55% të aktiviteteve të tij te Authentic Brands për 200 milionë sterlina dhe, në total, dividentët e paguar nga kompania që nga kjo marrje vlerësohen në 99 milionë. Sipas Sunday Times, ai dhe gruaja e tij, Victoria Beckham, e cila zotëron një markë të suksesshme të modës, së bashku kanë një vlerë rreth 455 milionë paundë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll