Broja pas ndeshjes së parë si titullar: “Për mua ishte një ditë shumë e mirë, pavarësisht humbjes!
ANGLI - Armando Broja ka folur pas ndeshjes, ku Everton i tij u mposht 0-2 nga Nottingham Forest. Pavarësisht se u shfaq i zhgënjyer për rezultat...
Në videon e publikuar në internet, e cila përshkruan plotësisht atë që ndodhi javën e kaluar në Los Angeles, kontrolluesi i trafikut ajror dëgjohet duke i bërtitur me zë të lartë dhe këmbëngulës pilotit të Embraer-it që sapo kishte zbritur nga Uashingtoni: "Stop, stop, stop!"
SHBA - Një tragjedi e re ajrore duket se është shmangur në momentin e fundit (ndoshta rastësisht...), këtë herë në Shtetet e Bashkuara dhe ndërkohë që kujtimet e Kazakistanit dhe Koresë së Jugut janë ende të freskëta. Sipas informacioneve nga ana tjetër e Atlantikut, Administrata Federale e Aviacionit të vendit ( FAA ) ka nisur zyrtarisht një hetim për një incident që dyshohet se ka ndodhur pasditen e së premtes, 27 dhjetor në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit, kur një avion i Delta Airlines u largua nga procedura e ngritjes dhe u drejtua në nje tjetër pistë ku rrezikoi përplasjen me një avion tjetër, duke krijuar panik,ndërkohë që në këtë avion ishte edhe ekipi i basketbollit e Kolegjit Gonzaga, që udhëtonte për një ndeshje kundër skuadrës tjetër të UCLA .
NEW: The FAA has launched an investigation after the men's Gonzaga basketball team nearly got eliminated by a Delta plane taking off.
— Collin Rugg (@CollinRugg) December 30, 2024
"Stop! Stop! Stop!" the air traffic controller could be heard saying.
The chartered Embraer E135 jet, carrying the team, had just landed at… pic.twitter.com/6UAUOG5wiP
Në videon e publikuar në internet, e cila përshkruan plotësisht atë që ndodhi javën e kaluar në Los Angeles, kontrolluesi i trafikut ajror dëgjohet duke i bërtitur me zë të lartë dhe këmbëngulës pilotit të Embraer-it që sapo kishte zbritur nga Uashingtoni: "Stop, stop, stop!" Dhe me sa duket, Embraer uli shpejtësinë dhe, në fund nuk del nga pista kryesore që lëvizte avioni Delta. Ndërkohë, njeriu që xhiroi videon tha se kurrë nuk kishte dëgjuar një kontrollor të trafikut ajror t'i thoshte një avioni të "ndalojë" kështu. "Në të gjitha vitet që kam bërë këtë, nuk kam dëgjuar kurrë një kontrollor t'i thotë një aeroplani "Stop, stop, stop," tha ai.
“Ne e kuptojmë se incidenti në aeroportin e Los Anxhelosit është nën hetim dhe do ta shqyrtojmë këtë informacion kur të bëhet i disponueshëm”, tha në një deklaratë Kolegji Gonzaga. "Anëtarët e ekipit tonë në bordin e avionit nuk ishin në dijeni të situatës që ndodhi dhe ne jemi mirënjohës që incidenti nuk pati pasoja për asnjërën nga palët e përfshira." FAA tha se avioni që transportonte ekipin e kolegjit arriti të shmangte pistën kryesore ndërsa avioni Delta u ngrit dhe një zëdhënës i kompanisë tha se fluturimi vazhdoi siç pritej.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Armando Broja ka folur pas ndeshjes, ku Everton i tij u mposht 0-2 nga Nottingham Forest. Pavarësisht se u shfaq i zhgënjyer për rezultat...
ANGLI - Një ndryshim i ri do të provohet në fushat angleze, me Federatën e Futbollit të Anglisë që zgjodhi gjysmëfinal...
ANGLI - Michael Newberry, ish-futbollisti i Newcastle United, vdiq papritur në ditëlindjen e tij të 27-të. Këtë e ka bër&eu...
ANGLI - Pak muaj më parë, Enzo Fernandez la gruan dhe dy fëmijët, duke shpjeguar se donte të ishte i lirë dhe të kompe...
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo është i hapur ndaj sfidave të reja jashtë Al Nassr. Këtë e garanton e përditshmja spanjo...
Ansu Fati dhe Bori Fati (babai), së bashku me agjentin Jorge Mendes SPANJE - Përveç Lamine Yamal, për të cilin ai deklaroi...
SPANJE - Të dielën, lojtarët dhe trajnerët e Barçës shkuan në spitale të ndryshme, për të vizitu...
ZVICER - 11 vite më parë kampioni i famshëm i Formula 1, Michael Schumacher, pati një aksident të tmerrshëm me ski në Alpe....
BRAZIL - Ajo që ishte një sekret i hapur, tashmë është zyrtare që nga kjo e dielë e 29 dhjetorit… Vinicius Jr.&...
GREQI - Një dënim shembullor është vendosur nga Federata Greke e Futbollit ndaj Răzvan Lucescu-t, djali i trajnerit veteran shumë t&eum...