Politike

"Rama mori ultimatum nga Veliaj", Berisha: Kryeministri firmosi dje azilin politik për kryebashkiakun e Tiranës

Berisha shprehet në postimin e tij në "X" se dy ditë më parë ishte vetë Rama që deklaroi se Erion Veliaj po hetohet dhe çdo dhe çdo njeri mund të hetohet, ndërsa dje sipas tij, kryeministri ndërroi 180 gradë.

31 Dhjetor 2024, 10:31 Nga r.ll
"Rama mori ultimatum nga Veliaj", Berisha: Kryeministri firmosi dje
veliaj, rama, berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se kryeministri Edi Rama me fjalimin e djeshëm "i firmosi" kryebashkiakut Erion Veliaj lejen e azilit politik. 

Berisha shprehet në postimin e tij në "X" se dy ditë më parë ishte vetë Rama që deklaroi se Erion Veliaj po hetohet dhe çdo dhe çdo njeri mund të hetohet, ndërsa dje sipas tij, kryeministri ndërroi 180 gradë.

"Thuhet se Rama mori një ultimatum nga Erion Veliaj, në të cilin i thotë se, ato që bërë ndaj meje do ti kesh të gjitha në kurriz, por jo vetëm, por së bashku me Lindën dhe familjen.", shprehet Berisha ndër të tjera. 

POSTIMI I PLOTË: 

Përshëndetje të dashur miq!

Edi Rama i bëri dje Erion Veliajt dhuratën më të pazakontë për Vitin e Ri 2025. Ai defakto me deklaratën e tij se, Erion Veliajn po e lincojnë në vendin ku ai është kryeministër, i firmosi lejen e azilit politik, pothuajse në çdo vend që ai ta kërkojë, pasi linçimi është një akt i dënueshëm dhe meriton mbrojtje kudo që kërkohet.

Pardje Edi Rama deklaroi se, Erion Veliaj po hetohet si gjithë të tjerët dhe çdo njeri mund të hetohet, dhe çdo i hetueshëm nuk është i fajshëm. Dje ndërroi 180 gradë.

Thuhet se Rama mori një ultimatum nga Erion Veliaj, në të cilin i thotë se, ato që bërë ndaj meje do ti kesh të gjitha në kurriz, por jo vetëm, por së bashku me Lindën dhe familjen.

Ky kërcënim detyroi Ramën të bëjë një kthesë prej 180 gradësh dhe të firmosë lejen e azilit politik për njeriun me të cilin ka vjedhur së bashku, qindra e qindra milionë.

sali berisha erion veliaj edi rama

Sondazh

Poll