Politike

"Po ta kishte kaq problem nuk dilte me personazhet e këtij rrjeti!" Gazetari: Ramës i prish punë TikTok-u gjatë fushatës elektorale, prandaj po e mbyll

Ai shtoi se po ta kishte Rama kaq problem TikTok-un, nuk dilte kaq shpesh me këto personazhet e këtij rrjeti.

30 Dhjetor 2024, 21:53 Nga M.B
"Po ta kishte kaq problem nuk dilte me personazhet e këtij
Artan Hoxha

TIRANA- Gazetari Artan Hoxha, teksa fliste për vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok, është shprehur se ky rrjet social i prish shumë punë Ramës në fushatë. I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Hoxha u shpreh, se Rama e njeh mirë TikTok-un dhe prandaj ka vendosur ta mbyllë përgjatë këtij viti zgjedhor. Ai shtoi se po ta kishte Rama kaq problem TikTok-un, nuk dilte kaq shpesh me këto personazhet e këtij rrjeti.

"Që në momentet e para, kur e pashë masivitetin e Tik Tok, më shkoi mendja se Rama gjeti një lodër të re, që do t'i sulet publikit. Dhe kështu ndodhi. Tik Tok pa pasur filtra, dhe lejon gjithçka, atij i intereson se thotë, le të bëhen pis të gjithë, njëlloj qenka.

Ai e di që do të sulmohet se është në pushtet, ka bërë premtime që nuk i ka mbajtur, ka bërë veprime, problematika, ka krijuar keqqeverisje, korrupsion. Duke lejuar ti një rrjet që u sulet të gjithëve. Po ta kishte Rama kaq problem Tik Tokun, nuk dilte kaq shpesh me këto personazhet e këtij rrjeti. I kam parë ata, krah për krah.

Ai e përdor këtë në favor të vet. I vetmi rast është kur i del jashtë kontrollit, jashtë llogarisë, është pikërisht fushata zgjedhore. Ai duke e ditur këtë efekt, se po të mos e njihte Tik Tok-un nuk merrej fare, por përkundrazi është njohësi më i mirë, por e ka përdorur më shumë se të gjithë", tha gazetari.

artan hoxha

Sondazh

Poll