Politike

Administrimi i votave të Diasporës/ PS dhe PD kundër numëruesve jopolitike të KQZ: Shpikje e një procesi të ri!

Sipas propozimit të KQZ, Grupet e Numërimit të Votave nga Jashtë përbëhen secili nga 2 anëtarë, që caktohen nga KQZ.

30 Dhjetor 2024, 20:08 Nga M.B
Administrimi i votave të Diasporës/ PS dhe PD kundër
Foto ilustruese

TIRANA- Komisioni Rregullator diskutoi projektvendimin që parashikon që numërimin e votave të diasporës ta bëjnë njerëz jo politikë të përzgjedhur nga KQZ. Megjithatë, dy partitë më të mëdha nuk janë të kënaqura me rolin e vëzhguesit, që i jep Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në tavolinat numërimit të votave nga Diaspora. Kryetarja e Komisionit Rregullator, Ilirjana Nano tha se PS e PD duhet t’i kishin sjellë mendimet me shkrim dhe se janë pyetur në 12 nëntor.

Sipas propozimit të KQZ, Grupet e Numërimit të Votave nga Jashtë përbëhen secili nga 2 anëtarë, që caktohen nga KQZ. Mos/dakordësia këtë të hënë bëri që vendimmarrja e KQZ të shtyhet për ditët në vijim, ndërkohë diskutim pati dhe për vendndodhjen ku do të bëhet numërimi i votës së diasporës.

Pjesë nga diskutimi:

Përfaqësuese e PS-së Elena Xhina: Nuk jam dakord me termin anëtar vëzhgues.

Përfaqësuesi i PD Ivi Kaso: Në asnjë gërmë nuk i jepet leje kreative KQZ-së që të shpikë një proces të ri, teksa Kodi Zgjedhor ka rregulla për të gjithë procesin. Nuk jeni të autorizuar të shpikni procedurë krejt të re, ndryshe nga ajo e shqiptarëve që votojnë brenda vendit. Të jetë e njëjtë si brenda vendit.

Kryetarja e Komisionit Rrregullator Ilirjana Nano: PS e PD t’i kishin sjellë mendimet me shkrim. Janë pyetur në 12 nëntor.

zgjedhjet

Sondazh

Poll