Aktualitet

Fluks i madh në pikën kufitare të Qafë Thanës, krijohen radhë të gjata automjetesh

Bëhet me dije se shkak kryesor është bërë procedura me ritme jo të përshpejtuara nga pala maqedonase.

30 Dhjetor 2024, 19:01 Nga ZH.LL
Fluks i madh në pikën kufitare të Qafë Thanës, krijohen
qafe thane

QAFË THANË- Pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës po përballet me shtimin e fluksit të lëvizjes së automjeteve mbrëmjen e sotme duke shkaktuar radhë dhe vonesa. Mësohet se udhëtarët që hyjnë në Shqipëria nga Maqedonia e Veriut kanë krijuar radhë të gjata për kalimin e mjeteve, duke qëndruar për rreth një orë. 

Bëhet me dije se shkak kryesor është bërë procedura me ritme jo të përshpejtuara nga pala maqedonase. Autoritetet doganore shqiptare po punojnë me kapacitet të shtuar për të përballuar situatën dhe për të shmangur vonesat e mëtejshme. Mësohet se në hyrje të Shqipërisë po punohet me 3-4 sportele.

 

maqedoni e veriut shqiperi qafe thane fluks

Sondazh

Poll