Sport

VIDEO / Lazio dhe Atalanta ndajnë pikët në “Olimpico” të Romës!

U mbyll pa fitues ky takim, me Atalantën që mbetet në krye por me vetëm një pikë më shumë se Interi, ndërsa Lazio ruan vendin e katërt me 35 pikë.

29 Dhjetor 2024, 00:34 Nga DOSJA
VIDEO / Lazio dhe Atalanta ndajnë pikët në “Olimpico”

ITALI - Lazios ‘flirton’ me fitoren në “Olimpico” përballë Atalantës për javën e 18-të të Serisë A. Bardhekatrit ishim shumë pranë suksesit, por u barazuan 1-1 pak para e të përfundonte koha e rregullt nga skuadra më në formë të kampionatit, që kishte një ecuri prej 12 fitoresh radhazi. Goli që u dha epërsinë vendasve ndaj rivalëve për kreun u shënua nga Dele-Bashiru në minutën e 27-të pas një aksioni model të nisur nga portieri labial.

Duhej të vinte minuta 88-të që presioni i vazhdueshëm i miqve që reflektohej me golin e shënuar nga Brecianini, pasi pasimit të thjeshtë të Lookman-it. U mbyll pa fitues ky takim, me Atalantën që mbetet në krye por me vetëm një pikë më shumë se Interi, ndërsa Lazio ruan vendin e katërt me 35 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll