Sport

Mjeshtri Carlsen tallet me FIDE, heq xhinset dhe shfaqet me pantallona të shkurtra…

Pas polemikës së tij me FIDE-n dhe skualifikimit për mosrespektim të kodit të veshjes, shahisti norvegjez, Magnus Carlsen ka dhënë një intervistë për median norvegjeze 'VG TV'.

28 Dhjetor 2024, 17:55 Nga DOSJA

Mjeshtri Carlsen tallet me FIDE, heq xhinset dhe shfaqet me pantallona të

SHBA - Shahisti norvegjez, Magnus Carlsen, ka dhënë një intervistë për median norvegjeze 'VG TV'. Ndryshe nga pjesëmarrja e tij në kampionat, veshur me xhinse dhe xhaketë, kësaj here Mjeshtri i Madh dhe është shfaqur me pantallona të shkurtra, xhaketë dhe këmishë.

Pas disa të qeshurave fillestare për habinë e gazetarit, Mjeshtri i Madh, Carlsen, shpjegoi se çfarë ndodhi në kampionat dhe planet e tij të ardhshme pas skualifikimit nga Kampionatin Botëror të shahut të shpejtë. 

Dënim për shkeljen e kodit të veshjes…

Veshja e xhinseve i kushtoi Magnus Carlsen-it, numri një në listat botërore për më shumë se një dekadë, skualifikimin nga Kampionatin Botëror të Lojërave të Shpejta (15 minuta plus 10 sekonda shtesë për lëvizje) për shkelje të kodit të veshjes, sipas Federatës Ndërkombëtare të Shahut (FIDE).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll