Sport

Trajneri i Galatasaray nuk ka dyshime: “Osimhen dëshiron dhe do qëndrojë me ne!”...

Okan Buruk bën thirrje për qetësi, për të ardhmen e sulmuesit nigerian

28 Dhjetor 2024, 19:00 Nga DOSJA

Trajneri i Galatasaray nuk ka dyshime: “Osimhen dëshiron dhe do

TURQI - Sulmuesi nigerian Victor Osimhen vazhdon të jetë një nga lojtarët më të përfolur në çdo merkato transferimi. Pas një telenovele të gjatë në verë, e cila përfundoi me një huazim nga Napoli te Galatasaray, lojtari afrikan u rikthye në qendër të vëmendjes.

Në një kohë kur zërat për të ardhmen e afërt të lojtarit mbeten në axhendë, për të cilin janë të interesuar Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Manchester United, ishte vetë trajneri i Galatasaray-t, që doli në fushë për të kërkuar qetësi dhe konsideratë.

"Do të doja të paguaja për transferimin e Osimhenit dhe të qëndroja me të. Dhe këtë e them si trajner, por edhe si tifoz i këtij klubi. Por ai është këtu në huazim dhe do të qëndrojë me ne deri në fund të sezonit",- u shpreh trajneri Okan Buruk.

"Ai dëshiron të qëndrojë me ne dhe nuk ka mendime për t'u larguar në këtë fazë të ndërmjetme të sezonit. Ai e ka përsëritur gjithmonë këtë. Dhe nuk duket e drejtë të ushtrosh presion mbi lojtarin gjatë këtij procesi, apo edhe ta diskutosh temën kësaj radhe”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll