28 Dhjetor 2024, 17:37
Nga N.F
Gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetar i PD-së dhe Kuvendit, Agron Gjekmarkaj duke folur për incidentin që i ndodhi gjatë protestës së fundit të thirrur nga Partia Demokratike, ku ai u dhunua nga policia, tha se nuk bëri asgjë që të meritonte një sjellje të tillë. Gjekmarkaj në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në News24 tha se nuk është një person që kërkon as heroizimin e as viktimizimin.
Ai shtoi se është sjellë në mënyrë vetëmbrojtëse. Gjekmarkaj tha se si drejtues Politik i Qarkut të Lezhës e ka për detyrë tu prijë njerëzve. Ai theksoi se u gjend befas i rrethuar nga 10 apo 15 policë.
“Nuk jam një person që kërkoj as heroizimin as viktimizimin. Jam sjellë në mënyrë vetëmbrojtëse. Jam drejtues Politik i Qarkut të Lezhës dhe kam për detyrë t’i prij njerëzve. Jam gjendur befas i rrethuar nga 10 apo 15 policë, të cilëve megjithëse iu prezantova se kush jam, nuk ia dola dot”, tha Gjekmarkaj.
Nënkryetari i PD-së u shpreh se nuk e mendonte që do të ndodhte ajo që ndodhi pasi protestuesit ishin paqësorë.
“Isha mbështetur te një makinë e vogël që ishte e ndalur, ndodhesha me efektivin e Gardës që kam për hir të postit si nënkryetar i Kuvendit. Të ushtrosh presion ndaj nënkryetarit të Kuvendit, të jeni të sigurtë se kemi të bëjmë me një urdhër politik”, tha Gjekmarkaj.
Ai tha se policia filloi ta shtyrje, me shumë forcë dhe se ai nuk ishte i përgatitur për veprime të forta fizike.
“Ia thashë me të qeshur policëve, nuk jam person që shkoj në palestër, nuk jam i përgatitur për veprime të forta fizike, por kjo e thënë me të qeshur nuk vleu dhe policia shtoi presionin, shtyrjet e forta”, tha Gjekmarkaj.
Nënkryetari i Kuvendit tha se gjatë qëndrimit në spital ishin 7 ose 8 deputetë socialistë që janë interesuar për shëndetin.
“Prisja edhe të tjerë, por kanë munguar, ndoshta nuk e kanë pasur atë kurajon”, tha Gjekmarkaj.
gjekmarkaj
Politike
28 Dhjetor 2024, 14:39
M.B
Erion Veliaj dhe Sali Berisha
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë De...
Politike
28 Dhjetor 2024, 13:44
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë sot me një deklaratë për mediat ku tha se ka lajme t&eum...
Politike
28 Dhjetor 2024, 13:36
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar kthimin e menjëhershëm të Erion Veliajt në Shqipëri ose dorëh...
Politike
28 Dhjetor 2024, 13:19
M.B
Foto nga festa
TIRANA- Partia Demokratike ka organizuar dhe zhvilluar festën e fundvitit ku pjesëmarrës kanë qenë përfaqë...
Politike
28 Dhjetor 2024, 12:24
M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka bërë sot një de...
Politike
28 Dhjetor 2024, 11:43
ZH.LL
Ilir Meta
TIRANË- Ish-kryetari i PL-së, Ilir Meta, ka deklaruar se prioritetet e Partisë së Lirisë do të jenë zgjidhja p...
Politike
28 Dhjetor 2024, 11:35
M.B
Ervin Salianji
FIERI- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, me anë të një letre nga burgu ku po vuan dënimin, ka...
Politike
28 Dhjetor 2024, 11:13
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se prokurorët e SPAK-ut më...
Politike
28 Dhjetor 2024, 10:51
ZH.LL
Kolë-Beatriçe
TIRANË- Fituesit e Fest 63, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, kanë rrëfyer se si lindi bashkëpunimi...
Politike
28 Dhjetor 2024, 11:05
Vladimir Karaj
Plarent Ndreca
TIRANA- Në vitin 2019, pak muaj pasi Sandër Lleshaj ishte bërë ministër i Brendshëm dhe Plarent Ndre...