Si e festonte “shoku Enver”, vitin e ri / Nga familja, Byroja Politike, mbrëmja me fatosat e pionerët (FOTO)
2 Janar 2020, 10:21Nga DOSJA
Këto janë disa foto të panjohura të ish-udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, të cilat na e paraqesin atë në momentë të ndryshme të festive të ndërrimit të viteve, duke filluar nga familja e tij e madhe me dy djemtë, Ilirin dhe Sokolin, me bashkëshortet e tyre, Teuta dhe Liljana, vajza, Pranvera me bashkëshortin Klement Kolaneci dhe fëmijët e tyre të vegjël.
Në imazhet e publikuara edhe e motra Sano, foto e cila është bërë tre muaj para se të ndahej nga jeta, foto me Nexhmijen ku ka vënë paruke me flokë të gjatë dhe musteqe e mjekër të bardhë duke imituar Plakun e Vitit të Ri para pemës së vitit të ri të zbukuruar me pambuk e lodra fëmijësh, në mbrëmjen festive me fatosat e pionerët e dalluar të Tiranës ku shoqërohet nga “shoku Ramiz”, dhe Sulo Gradeci, e deri tek ajo me anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike në oborrin e vilës së tij në vitin e largët 1973, ku kanë dalë dhe Beqir Balluku, Petrit Dume, Pirro Dodbiba, Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, etj., të cilët do të kishin dhe vitin e fundit që do të festonin me Komandantin…/Memorie.al/
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Këngëtarja Big Mama, e tërhequr nga muzika gjatë viteve të fundit, duket se është më e fokusuar tek jeta e saj private. Rënia në peshë është një nga prioritetet...
Në valën e diskutimeve për rolin e Haxhi Lleshit në Luftë e pas saj, si dhe vlerësimin me titullin “Qytetar nderi” i Dibrës, sjellim për lexuesit tanë një letër...
Viti 2020 sapo ka hyrë e bashkë me të edhe pushimet e festave. Nëse keni mbyllur punë me bakllavanë, kadaifin, përsheshin dhe po kërkoni më shumë argëtim, filmi...
Memorie.al publikon historinë e panjohur me dëshmitë rrënqethëse të Kristo Budos, ish-partizan me funksione drejtuese dhe i burgosur në Kampin e Prishtinës gjat...
TIRANË– Këngëtari Shpat Kasapi ka qënë i ftuar në emisionin “Glamou Zone”, ku edhe ka folur për jetën e tij private.I pyetur nga moderatorja e emisionit pë...
TIRANË- Këngëtari i mirënjohur shqiptar nga Maqedonia, Shpat Kasapi ka qënë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” ku edhe ka folur për punën e tij.Gjatë int...
TIRANË- Këngëtari i mirënjohur shqiptar nga Maqedonia, Shpat Kasapi, ka rrëfyer për here të parë një periudhë të errët të jetës së tij.Pavarësisht se e sh...
Arjola Demiri është aktorja nga Tropoja e cila u bë e famshme pasi u “masturbua” në skenë, në një shfaqje teatrale.Në intervistën e saj për emisionin “Glamour Z...