Sport

Arteta konfirmon mungesën e zgjatur të Sakas: “Mendoj se do zgjasë mëse dy muaj”

Ylli i Arsenalit po përballet me një dëmtim në këmbën e djathtë, të pësuar në ndeshjen kundër Crystal Palace

28 Dhjetor 2024, 13:10 Nga DOSJA

Arteta konfirmon mungesën e zgjatur të Sakas: “Mendoj se do

ANGLI - Pas fitores të së premtes ndaj Ipswich (1-0), trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta, zbuloi se nuk do të jetë në gjendje të mbështetet te Bukayo Saka, një figurë e madhe në skuadër, për muajt e ardhshëm.

"Po, ai u operua, gjithçka shkoi mirë, por fatkeqësisht ai do të jetë jashtë për shumë e shumë javë. Mendoj se do të kalojnë më shumë se dy muaj. Nuk e di saktësisht periudhën, do të varet se si do të fillojë të shërohet, për të lëvizur sërish. Të shohim, është shumë e vështirë të thuhet”,- siguroi ai, në një konferencë për mediat.

Kujtojmë se Saka u dëmtua në pjesën e parë (24') të Crystal Palace-Arsenal (1-5), e cila u zhvillua të shtunën e kaluar. Ndërkombëtari anglez ndjeu dhimbje në këmbën e djathtë, ra në fushë dhe u zëvendësua menjëherë, duke u larguar më pas nga stadiumi me paterica.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll