Aktualitet

Skandali me abuzimet te Teatri Kombëtar/ Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: Do të shqyrtojmë me detaje dokumentacionet, do të merren masa ligjore

Bëhet me dije se ministria ka urdhëruar verifikimin e të gjitha procedurave. Në reagim theksohet se do merren të gjitha masat e nevojshme ligjore, pasi të shqyrtohen dokumentacionet dhe vertetohen faktet e raportuara.

28 Dhjetor 2024, 14:02 Nga M.B
Skandali me abuzimet te Teatri Kombëtar/ Ministria e Ekonomisë,
Foto nga emisioni

TIRANA- Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njofton se ka ngritur një grup pune për të verifikuar mënyrën se si është menaxhuar Teatri Kombëtare me ne krye Altin Bashën, lëvizje kjo që vjen pas denoncimit nga ana e emisionit investigativ "Piranjat".

Bëhet me dije se ministria ka urdhëruar verifikimin e të gjitha procedurave. Në reagim theksohet se do merren të gjitha masat e nevojshme ligjore, pasi të shqyrtohen dokumentacionet dhe vertetohen faktet e raportuara.

Shqetësimet e ngritura nga emisioni "Piranajt" lidheshin me abuzime me buxhetin e këtij institucionit, në blerjen e kostumeve të aktorëve apo dhe të dhënies së shfaqjeve në mënyrë selektive.

REAGIMI:

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka ndjekur me vëmendje, sikurse me shqetësim, zhvillimet e fundit mbi kronikat e transmetuara nga një emision investigativ lidhur me menaxhimin në Teatrin Kombëtar.

Për të garantuar transparencën dhe përgjegjshmërinë institucionale, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, më datë 23.12.2024 ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për të inspektuar situatën dhe aludimet e ngritura lidhur me disa aspekte të produksionit në Teatrin Kombëtar.

Pas shqyrtimit me detaje të të gjithë dokumentacionit dhe fakteve të raportuara, do të vlerësohet përputhshmëria dhe do të merren masat ligjore të nevojshme.

Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion.  Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Ndërkaq në një përballje me "Piranjat" Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen "Vojçek".

teatri kombetar

Sondazh

Poll