Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Moti pritet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta e mesatare kryesisht ditën e shtunë në relievet malore, ndërsa ditën e dielë mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

28 Dhjetor 2024, 07:14 Nga M.B
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Qëndrueshmëria e kushteve atmosferike do të vijojë të jetë dhe për fundjavën, me masa ajrore të ftohta. Moti pritet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta e mesatare kryesisht ditën e shtunë në relievet malore, ndërsa ditën e dielë mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era pritet të fryje nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina 10-12m/sek.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 12 °C,

në vendet e ulëta: 3 / 9 °C,

në vendet malore: -2 / 3 °C.

moti

Sondazh

Poll