Aktualitet

Fluks në Pikën Kufitare të Kapshticës/ Punohet me sportele të shtuara, rreth 5 mijë hyrje në vetëm 24 orët e fundit

Përballë një fluksi të tillë, tashmë prej disa ditësh, autoritetet kanë marrë masat për të shmangur vonesat në kufi.

28 Dhjetor 2024, 13:24 Nga ZH.LL
Fluks në Pikën Kufitare të Kapshticës/ Punohet me sportele
kapshtica

KAPSHTICË- Fluksi i lartë i udhëtarëve është regjistruar edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Lëvizjet masive për festat e fundvitit kanë shtuar hyrjet e udhëtarëve dhe turistëve në vend. Mësohet nga të dhënat zyrtare se nga Kapshtica janë regjistruar 4,931 hryje dhe 2,701 dalje, në vetëm 24 orët e fundit.

Përballë një fluksi të tillë, tashmë prej disa ditësh, autoritetet kanë marrë masat për të shmangur vonesat në kufi. Autoritetet tona në hyrje kanë shtuar kapacitetet, teksa mësohet se po punohet me sportele maksimale duke i alternuar në varësi të situatës. Ndërkohë vetëm gjatë 1 jave, nga pika e kalimit të Kapshticës, janë regjistruar në hyrje-dalje rreth 50 mijë shqiptarë dhe tursitë të huaj.

kapshtica fluksi i udhetareve

Sondazh

Poll