Sport

Mjeshtri i madh Carlsen përjashtohet nga kampionati botëror i shahut për xhinse!

Në prapavijë, është konflikti me FIDE-n për Free Tour Freestyle

28 Dhjetor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Mjeshtri i madh Carlsen përjashtohet nga kampionati botëror i shahut

SHBA - Veshja e xhinseve i ka kushtuar Magnus Carlsen-it, numri një në top listat botërore të shahut për më shumë se një dekadë, skualifikimin nga Kampionatin Botëror i lojërave të shpejta (15 minuta plus 10 sekonda shtesë për lëvizje) për shkelje të kodit të veshjes së Federatës Ndërkombëtare (FIDE). 

Ylli norvegjez i shahut, në momentin e tërheqjes së tij nga gara e zhvilluar në Wall Street, rruga më e rëndësishme e bursës në botë, në Nju Jork, ishte në vendin e 41-të, nga gjithsej 180 pjesëmarrës, me 5 pikë nga 8 të mundshme, me bilanc tre fitore, katër barazime dhe një humbje.

FIDE, e kryesuar nga rusi Arkadi Dvorkovich, lëshoi ​​një deklaratë për shtyp menjëherë pas incidentit ku thuhej: “Z. Magnus Carlsen ka shkelur kodin e veshjes, duke veshur xhinse, të cilat janë të ndaluara në mënyrë eksplicite. Gjyqtari kryesor e informoi zotin Carlsen për shkeljen dhe e gjobiti me 200 dollarë dhe i kërkoi të ndërronte veshjen. 

Fatkeqësisht, z. Carlsen nuk pranoi dhe si rezultat nuk u përjashtua në raundin e nëntë. Ky vendim është marrë në mënyrë të paanshme dhe vlen njësoj për të gjithë lojtarët. Më parë ishte gjobitur edhe zoti Ian Nepomniachtchi (ish nënkampion absolut i botës). Megjithatë, ai ndryshoi veshjen e tij dhe vazhdoi të luante në Kupën e Botës”.

Vendimi për të humbur ndeshjen e nëntë për shkak të pantallonave xhins, bëri që Carlsen të tërhiqej nga turneu, ndërsa njoftoi se nuk do të merrte pjesë në Kampionatin Botëror të lojërave blitz (3+2) që do të fillojë të hënën e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll