Sport

Presidenti i Besiktasit: “Do e shesim Rafën, nëse marrim propozime në vlerën e tij reale”

Huseyin Yucel ka komentuar lajmin që nxjerr në pah pakënaqësinë e anësorit

28 Dhjetor 2024, 12:42 Nga DOSJA

Presidenti i Besiktasit: “Do e shesim Rafën, nëse marrim

TURQI - Huseyin Yucel, presidenti i përkohshëm i Besiktas, komentoi lajmet që raportojnë pakënaqësinë e Rafa Silvës në klub dhe pranoi se shitja e portugezit nuk përjashtohet.

"Ne do ta shesim Rafën nëse do të vijnë propozime që arrijnë vlerën e tij reale. Është e qartë se ai është i shqetësuar për situatën, por nuk ka fare problem. Ai është shumë i lumtur këtu dhe do të shërohet",- deklaroi drejtuesi.

Rafa mbërriti në Stamboll verën e kaluar, por u mërzit nga qëndrimi armiqësor i tifozëve për shkak të vendit të tyre të 6-të në ligë. Në rrugëdalje është Al Musrati, i dhënë sauditëve nga Al Fateh, me një opsion blerjeje me vlerë 10 milionë euro.

Yucel, gjithashtu zbuloi se ai ishte përpjekur të bindte ish-trajnerin e Benficas Roger Schmidt për të marrë drejtimin e ekipit, pasi Van Bronckhorst u largua në fillim të muajit. Ai nuk pranoi të vinte për një kontratë gjashtëmujore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll