Bota

Zyrtari amerikan: Mbrojtja ajrore ruse mund të ketë shkaktuar rrëzimin e avionit të Azerbajxhanit

Kirby nuk dha më shumë detaje, por u tha gazetarëve se SHBA-ja kishte ofruar ndihmë për hetimin e rrëzimit.

28 Dhjetor 2024, 10:13 Nga ZH.LL
Zyrtari amerikan: Mbrojtja ajrore ruse mund të ketë shkaktuar
avioni

SHBA- Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka thënë se SHBA ka parë "indikacione të hershme" se Rusia mund të ketë qenë përgjegjëse për rrëzimin e avionit të Azerbajxhanit Airlines që u rrëzua më 25 dhjetor, duke vrarë 38 persona.

Kirby nuk dha më shumë detaje, por u tha gazetarëve se SHBA-ja kishte ofruar ndihmë për hetimin e rrëzimit.

Mendohet se avioni është goditur nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore teksa u përpoq të ulej në Çeçeni përpara se të devijohej përtej Detit Kaspik në Kazakistan, ku u rrëzua.

Kremlini ka refuzuar të komentojë, por kreu i agjencisë së aviacionit civil të Rusisë tha se situata në Çeçeni ishte "shumë e ndërlikuar" për shkak të sulmeve të avionëve ukrainas në rajon.

Kirby tha se indikacionet që SHBA kishin parë shkonin përtej fotove të qarkulluara gjerësisht të avionit të dëmtuar.

Ekspertët e aviacionit dhe të tjerë në Azerbajxhan besojnë se sistemet GPS të aeroplanit u prekën nga bllokimi elektronik dhe më pas u dëmtua nga copëzat nga shpërthimet e raketave ruse të mbrojtjes ajrore.

Azerbajxhani nuk e ka akuzuar Rusinë, por ministri i transportit i vendit tha se avioni ishte subjekt i "ndërhyrjes së jashtme" dhe u dëmtua brenda dhe jashtë ndërsa u përpoq të ulej.

 

 

 

meta ne azerbajxhan shba john kirby

Sondazh

Poll