Bota

Zi në familjen e kryeministrit të Anglisë! Keir Starmer humb të vëllain pas betejës me kancer

 Kreu i qeverisë britanike i bëri homazhe vëllait të tij, duke e cilësuar atë si një njeri të mrekullueshëm.

27 Dhjetor 2024, 22:46 Nga E. D
Zi në familjen e kryeministrit të Anglisë! Keir Starmer humb
Keir Starmer

ANGLI- Kryeministri britanik, Keir Starmer ka humbur vëllain e tij në moshën 60-vjeçare. Mësohet se Nick Starmer ka vdekur pas një beteje me kancerin. Kreu i qeverisë britanike i bëri homazhe vëllait të tij, duke e cilësuar atë si një njeri të mrekullueshëm.

“Nick, në moshën 60-vjeçare, ndërroi jetë pasditen e 26 dhjetorit pas një beteje me kancerin. Ai i përballoi të gjitha sfidat që i hodhi jeta me guxim dhe humor të mirë. Ai do të mungojë shumë”, tha Keir Starmer.

Siç raportohet Kryeministri britanik, 62 vjeç, do të shkonte me pushime me gruan dhe fëmijët e tij, por e anulloi atë pas vdekjes së vëllait.

keir starmer

Sondazh

Poll