28 Dhjetor 2024, 09:17
Nga M.B
Kryeministri sllovak Robert Fico dhe presidenti Putin
SLLOVAKIA- Sllovakia ofrohet si vend mikpritës për negociata të mundshme të paqes për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. "Nëse dikush dëshiron të organizojë bisedime paqeje në Sllovaki, ne do të jemi gati dhe do të tregohemi mikpritës”, deklaroi kryeministri, Robert Fico në shërbimin online Facebook. Me sa duket, kryeministri sllovak Robert Fico e ofroi vendin e tij si vend bisedimesh gjatë vizitës së tij në Moskë të dielën e kaluar.
Edhe ministri i Jashtëm sllovak, Juraj Blanar njoftoi më parë se Sllovakia po ofronte "të zhvillonte negociata të tilla në tokën sllovake". Përfaqësuesit e të gjitha palëve në konflikt "dhe për rrjedhojë edhe Rusia” duhet të marrin pjesë në këto bisedime, theksoi Blanar në Facebook.
Sllovakia bën pjesë tek një grup në rritje të vendeve anëtare të BE-së të Evropës Qendrore dhe Lindore, që paraqitet skeptike për mbështetjen ndaj Ukrainës së sulmuar nga Rusia dhe shprehet në favor të negociatave me Rusinë. Vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka kritikuar vazhdimisht Sllovakinë, e cila kufizohet me Ukrainën, për tonin e saj miqësor ndaj Rusisë.
Putin mirëpret propozimin sllovak
Ndërkohë edhe presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur, se mund ta imagjinojë Sllovakinë si një pikë takimi për bisedimet e mundshme për përfundimin e luftës në Ukrainë. Të premteb ai deklaroi, se Sllovakia kishte propozuar të shërbente si një "platformë" për negociatat e paqes në Ukrainë. Putin e quajti propozimin "të pranueshëm" dhe vlerësoi "pozitën neutrale" të Sllovakisë. "Nëse shkon puna deri këtu, pse jo? Nga këndvështrimi ynë, Sllovakia zë një pozicion neutral", u shpreh Putin.
Kritika të forta nga opozita sllovake
Por në Sllovaki, komentet e Putinit shkaktuan kritika të forta nga opozita. Michal Simecka, kreu i partisë më të madhe opozitare sllovake, shkroi në Facebook: "Është absurde që dikush tjetër e jo qeveria jonë na informon për politikën e jashtme të Republikës Sllovake. (...) Tani edhe presidenti rus dhe krimineli Vladimir Putin. " Për ofertën drejtuar Putinit për të organizuar bisedime ruso-ukrainase në Bratislavë, Simecka bëri një kundërpropozim: "Nëse Fico dëshiron paqe, ai së pari duhet t'i bëjë thirrje Putinit të ndalojë sulmet e tij dhe të ndalojë vrasjen e njerëzve të pafajshëm në Ukrainë".
Kryeministri Fico me vizitën e tij te Putini u kritikua si nga Ukraina, por edhe nga BE. Vizita kryesisht kishte të bënte me dërgesat e gazit. Ukraina do të ndalojë tranzitin e gazit rus në fillim të vitit të ardhshëm, gjë që shkakton probleme për Sllovakinë./ DW
lufta ukraine-rusi
Bota
28 Dhjetor 2024, 08:33
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump i ka kërkuar Gjykatës së Lartë atje që të shtyjë nj...
Bota
28 Dhjetor 2024, 08:20
M.B
Foto ilustruese
SHBA- 12 ditët e Krishtlindjeve fillojnë më 25 dhjetor. Por jo në botën e Inteligjencës Artificiale.M&eu...
Bota
28 Dhjetor 2024, 08:02
M.B
Foto ilustruese
KINA- Qeveria kineze vendosi sanksione ndaj shtatë kompanive të premten, si kundërpërgjigje ndaj njoftimeve të fun...
Bota
28 Dhjetor 2024, 07:43
M.B
Bidzina Ivanishvili
SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të premten ndaj miliarderin gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeminist...
Bota
27 Dhjetor 2024, 23:00
N.F
Kamioni me ndihma
SUDAN- 28 kamionë me ndihma kanë arritur në një zonë të rrethuar të Khartoum-it për herë...
Bota
27 Dhjetor 2024, 22:46
E. D
Keir Starmer
ANGLI- Kryeministri britanik, Keir Starmer ka humbur vëllain e tij në moshën 60-vjeçare. Mësohet se Nick&...
Bota
27 Dhjetor 2024, 22:32
N.F
Peshku
PERU- Studiuesit në një ekspeditë në Peru kanë zbuluar 27 lloje kafshësh të reja për shkencën...
Bota
27 Dhjetor 2024, 22:15
foto ilustruese
ESTONI- NATO tha të premten se do të rrisë praninë e saj në Detin Baltik, pas dyshimeve për dëmtim t&eum...
Bota
27 Dhjetor 2024, 22:00
E. D
Fan Weiqiu
KINË- Një gjykatë në Kinë ka dënuar me vdekje një burrë për vrasjen e 35 personave. 62-vje&cc...
Bota
27 Dhjetor 2024, 21:50
E. D
foto ilustruese
AZERBAJXHAN- Kompania ajrore e Azerbajxhanit njoftoi sot se përfundimet paraprake tregojnë se avioni i saj u rrëzua si pasoj...