Bota

Kërkon të rivendosë marrëdhëniet me Sirinë pas rënies së Bashar al-Assadit, Ukraina dërgon grupin e parë të ndihmave ushqimore

Gjatë epokës së Asadit, Siria importonte ushqime nga Rusia. Por furnizimi me grurë në Siri nga Rusia është pezulluar për shkak të pasigurisë, thanë burimet ruse dhe siriane në fillim të këtij muaji.

27 Dhjetor 2024, 14:48 Nga N.F
Kërkon të rivendosë marrëdhëniet me Sirinë
Foto ilustruese

SIRI- Ukraina ka dërguar grupin e parë të ndihmës ushqimore në Siri. Lajmin e njoftoi sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Zelenskyy tha se 500 tonë metrikë miell gruri janë nisur tashmë për në Siri nën iniciativën humanitare ukrainase "Gruri nga Ukraina" në bashkëpunim me Programin Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara.

“Mielli i grurit është planifikuar të shpërndahet në 33,250 familje ose 167,000 njerëz në javët e ardhshme”, shkroi Zelensky në X.

“Çdo pako peshon 15 kilogramë dhe mund të ushqejë një familje me pesë anëtarë për një muaj,” thuhet më tej.

Pas rrëzimit të Bashar al-Assad, një aleat i ngushtë i Rusisë, Ukraina tha se dëshironte të rivendoste marrëdhëniet me Sirinë. Kievi tradicionalisht eksporton miell dhe misër në vendet e Lindjes së Mesme, por jo në Siri.

Gjatë epokës së Asadit, Siria importonte ushqime nga Rusia. Por furnizimi me grurë në Siri nga Rusia është pezulluar për shkak të pasigurisë, thanë burimet ruse dhe siriane në fillim të këtij muaji. Eksportet e Ukrainës u prekën nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022, i cili rezultoi në një reduktim të ndjeshëm të dërgesave në Detin e Zi. Ukraina që atëherë ka thyer bllokadën de facto detare dhe ka rifilluar eksportet nga porti jugor i Odessa.

Përveç kësaj, 50 tonë ndihma humanitare e përbërë nga furnizime mjekësore dhe e financuar nga Bashkimi Evropian në koordinim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë , pritet të mbërrijnë më 31 dhjetor në Siri, tha sot një përfaqësues i OBSH-së.

siri grure zelenskyy

Sondazh

Poll