Bota

"Arkitekti i reformave kryesore liberalizuese ekonomike!" Ndërron jetë ish-kryeministri indian Manmohan Singh

Mësohet se ai ishte shtruar në një spital në kryeqytetin Delhi pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

27 Dhjetor 2024, 09:57 Nga M.B
"Arkitekti i reformave kryesore liberalizuese ekonomike!" Ndërron
Manmohan Singh

INDIA- Ish-kryeministri indian Manmohan Singh ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Mësohet se ai ishte shtruar në një spital në kryeqytetin Delhi pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Singh ishte një nga kryeministrat më jetëgjatë të Indisë dhe ai u konsiderua si arkitekti i reformave kryesore liberalizuese ekonomike, si kreu i qeverisë nga 2004-2014 dhe më parë si ministër i financave.

Ndër ata që i bënë homazhe Manmohan Singh ishte kryeministri Narendra Modi, i cili shkroi në mediat sociale se “India mban zi për humbjen e një prej liderëve të saj më të shquar”. 

Modi thotë se “mençuria dhe përulësia e Singh ishin gjithmonë të dukshme” dhe se ai kishte bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar jetën e njerëzve gjatë kohës së tij si kryeministër.

manmohan singh

Sondazh

Poll