Politike

EKSKLUZIVE/ SPAK kërkoi dënimin me 1 vit burg për Edison Memollën, për 45 ditë zhvillohen zgjedhjet për kryebashkiak në Rrogozhinë

SPAK kërkoi, si dënim plotësues, edhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. 

27 Dhjetor 2024, 14:48 Nga r.ll
EKSKLUZIVE/ SPAK kërkoi dënimin me 1 vit burg për Edison
edison memolla

RROGOZHINË- Dosja.al mëson ekskluzivisht se në Rrogozhinë do të mbahen zgjedhje të reja për kryetar bashkie. Të njëjtat burime bëjnë me dije se zgjedhjet për kryetar do të mbahen pas 45 ditësh. 

Ky vendim vjen pasi Prokuroria e Posaçme pak më herët kërkoi që kryebashkiaku aktual Edison Memolla të dënohet me 1 vit burg. Gjithashtu SPAK kërkoi, si dënim plotësues, edhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. 

Seanca e radhës ku pritet të bëhet mbrojtja dhe shpallja e vendimit u caktua për në datën 10 janar. Kryebashkiaku i Rrogozhinës akuzohet për “korrupsion në zgjedhje” dhe konkretisht bëhet fjalë për zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022 në Bashkinë e Rrogozhinës në lidhje me një material audio.

Sipas prokurorisë nga hetimet është provuar se në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit, Memolla në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, ndikoi tek i pandehuri tjetër Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij. I pandehuri tjetër, Ndriçim Tafxhafa, sipas SPAK, i ka premtuar një shtetaseje shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe strehim, duke i kërkuar votën. Për Ndriçim Tafxhafën dhe Isuf Toskun, SPAK kërkoi 1 vit burg, ndërsa për Blerim Xhamanin 2 vite burg

edison memolla spak zgjedhjet ne rrogozhine

Sondazh

Poll