Aktualitet

Aksident në afërsi të Teatrit në Korçës, plagoset 29-vjeçari

Nga ky aksidenti ka mbetur i plagosur me një person. Nga informacionet e para mësohet se në aksident u përfshinë një automjet dhe një 29-vjeçar që po lëvizte me skuter.

26 Dhjetor 2024, 20:04 Nga N.F
Aksident në afërsi të Teatrit në Korçës,
Aksidenti

KORÇË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të Teatrit në qytetin e Korçës. Nga ky aksidenti ka mbetur i plagosur me një person. Nga informacionet e para mësohet se në aksident u përfshinë një automjet dhe një 29-vjeçar që po lëvizte me skuter.

Mësohet se mjeti do të hynte në parkim, ndërsa qytetari me skuter ka kaluar pa u vënë re nga mjeti dhe ka mbetur i bllokuar, pasi automjeti i ka zënë këmbën. Në vendngjarje shkoi policia dhe ambulanca. Fillimisht u ndërhy për të nxjerrë shtetasin poshtë mjetit e më pas është dërguar në spital. Mësohet se i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën.

aksident ne korce

Sondazh

Poll