Politike

Veliaj flet për paraqitjen e sotme në SPAK, tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

Një nga anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak, thanë se kjo nuk ishte një konferencë për shtyp por në mbledhje për hallet e qytetarëve të Tiranës. 

26 Dhjetor 2024, 16:46 Nga r.ll
Veliaj flet për paraqitjen e sotme në SPAK, tensione në mbledhjen
mbledhja e këshillit bashkiak te tiranes

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak lidhur me paraqitjen e sotme të tij në Prokurorinë e Posaçme.  Teksa Veliaj nisi të fliste, një nga anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak, thanë se kjo nuk ishte një konferencë për shtyp por në mbledhje për hallet e qytetarëve të Tiranës. 

"Je i ftuar në këtë sallë. Thuaj çfarë ka ndodhur sot. Bëj transparencë dhe jep dorëheqjen.", shprehet këshilltari i PD-së, Dorian Teliti. Pas fjalimit të tij të shkurtër për dëshminë në SPAK, Veliaj u largua nga salla. 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ditën e sotme u vu re se Veliaj ishte i shoqëruar nga drejtori juridik i bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, i cili nuk është as avokati i tij.

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje e 6 dhjetorit duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.

erion veliaj mbledhja e keshillit bashkiak te tiranes

Sondazh

Poll