Aktualitet

EMËR + FOTO/ U kap në fermë kanabisi, 27-vjeçari shqiptar dënohet me tre vite burg në Angli

Hoxha u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Chester më 26 shtator, ku u deklarua fajtor për prodhimin e drogës së klasit B, si dhe drejtimin e një automjeti pa patentë dhe pa siguracion.

26 Dhjetor 2024, 17:59 Nga E. D
EMËR + FOTO/ U kap në fermë kanabisi, 27-vjeçari shqiptar
Neim Hoxha

ANGLI- Një 27-vjeçar shqiptar është dënuar me tre vite burg në Angli pasi u kap në një “shtëpi kanabisi” me vlerë 166,000 £ në Winsford. Neim Hoxha, nga Rosewoood Drive, u arrestua pasi policia zbuloi një shtëpinë në Millbrook Close in Over më 23 shtator. 

Siç raportohet 27-vjeçari nuk ishte në shtëpi kur mbërriti policia, por është arrestuar kur u shfaq në adresë më vonë në të njëjtën ditë. Hoxha u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Chester më 26 shtator, ku u deklarua fajtor për prodhimin e drogës së klasit B, si dhe drejtimin e një automjeti pa patentë dhe pa siguracion.

Ai u mbajt në paraburgim dhe çështja u dërgua në Gjykatën Chester Crown më 16 dhjetor. Atje ai u dënua me tre vjet burg, ku gjyqtari rekomandoi që të vuante të gjithë dënimin.

neim hoxha

Sondazh

Poll