Aktualitet

Reshjet e dëborës në vend/ ARRSH: Mjetet borëpastruese në terren, qarkullimi i mjeteve vijon normalisht, shoferët të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë

Përmes një postimi në "facebook", ARRSH njofton se grupet e punës me borëpastrueset kanë vijuar punën për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat, duke siguruar që qarkullimi të vijojë normalisht në të gjitha akset.

26 Dhjetor 2024, 11:47 Nga ZH.LL
Reshjet e dëborës në vend/ ARRSH: Mjetet borëpastruese
vendi mbulohet nga bora

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se gjatë natës reshjet e dëborës kanë pushuar në zonën veriore. Ndëkrohë në zonën juglindore në rrugën e Dardhës dhe të Voskopojës ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët shoqëruar me rënie temperature deri në -6 °C.

Përmes një postimi në "facebook", ARRSH njofton se grupet e punës me borëpastrueset kanë vijuar punën për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat, duke siguruar që qarkullimi të vijojë normalisht në të gjitha akset.

Ndërkohë, ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

arrsh reshje debore

Sondazh

Poll