Aktualitet

Hapet aksi Bogë-Theth, borëpastrueset vijojnë punën në terren për largimin e dëborës

Borëpastrueset janë në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës.

26 Dhjetor 2024, 10:41 Nga ZH.LL
Hapet aksi Bogë-Theth, borëpastrueset vijojnë punën në
aksi rrugor

THETH- Në Bogë-Theth intensiteti i reshjeve ka rënë, por mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje për pastrimin e dëborës. Mësohet se trashësia e dëborës ka arritur nga 50 cm deri në 1 metër.

Borëpastrueset janë në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës. Në akset Bogë-Theth dhe Tamarë-Veromosh po punohet edhe ditën e sotme për largimin e dëborës që sjellin erërat e forta.

Prej 3 ditesh, lëvizja ishte e mundur vetëm për mjete të larta, ndërsa për makinat e zakonshme ishte e pamundur.

bogetheth tamarevermosh

Sondazh

Poll