Aktualitet

Aksidentoi për vdekje një këmbësor, arrestohet 23-vjeçari në Elbasan

Gjithashtu policia ka arrestuar në flagrancë edhe 2 persona të tjerë, për drejtim automjeti në gjendje të dehur, teksa njëri prej tyre u përplas dhe me një makinë tjetër në Prrenjas. 

26 Dhjetor 2024, 10:03 Nga M.B
Aksidentoi për vdekje një këmbësor, arrestohet
Foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Peqin ku një 69-vjeçar këmbësor, u përplas për vdekje nga automjeti i një 23-vjeçari. Ndërkohë mësohet se Policia ka arrestuar ditën e sotme drejtuesin e mjetit, përgjegjësi për aksidentin tragjik.

Gjithashtu policia ka arrestuar në flagrancë edhe 2 persona të tjerë, për drejtim automjeti në gjendje të dehur, teksa njëri prej tyre u përplas dhe me një makinë tjetër në Prrenjas. 

Njoftimi:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. P., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin Rr. Gj., 69 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital. . .

-L. Q., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;  

-G. B., banues në Prrenjas, pasi në Prrenjas, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. G., 34 vjeç, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

elbasan

Sondazh

Poll