Bota

VIDEO/ Drejtuesi humb kontrollin, automjeti përfundon në trotuar, 7 të plagosur në New York

Mediat e huaja raportojnë se shoferi ishte ndjerë keq papritur.

26 Dhjetor 2024, 08:34 Nga M.B
VIDEO/ Drejtuesi humb kontrollin, automjeti përfundon në trotuar, 7
Foto ilustruese

NEW YORK- Shtatë persona kanë mbetur të plagosur në ditën e Krishtlindjeve në New York pasi drejtuesi i një taksie humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë makina përfundoi në trotuar duke përplasur këmbësoret.

Mediat e huaja raportojnë se shoferi ishte ndjerë keq papritur. Aksidenti ka ndodhur në qendër të Manhatanit, pranë dyqanit qendror Macy’s në Herald Square. Ndërkohë, në zonë ndodheshin dhe shumë turistë për sezonin  e festave.

new york

Sondazh

Poll