Aktualitet

Mbyllja e "Tik Tok" në Shqipëri/ 1.5 milionë shqiptarë kanë një llogari në aplikacion, sa ndiqen politikanët në këtë platformë sociale dhe kush është fenomeni "Gucci"

Shqipëria renditet e dyta në rajon pas Serbisë me 2.3 milion përdorues e lë pas Kroacinë me 1.1 milion përdorues.

25 Dhjetor 2024, 20:35 Nga r.ll
Mbyllja e "Tik Tok" në Shqipëri/ 1.5 milionë
foto ilustruese

TIRANË- Aplikacioni i mediave sociale "Tik Tok" ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit në vendin tonë. Kjo pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se nga janari i vitit të ardhshëm do të ndalohet përdorimi i tij në vendin tonë.

Por sa qytetarë në vendin tonë kanë një llogari në këtë platformë sociale?

Sipas faqes online “World Population Review”, që tregon numrin e përdoruesve të Tik Tok në 157 vende të botës për vitin 2024, janë 1,5 milion shqiptarë me një llogari në TikTok. Me këto të dhëna, Shqipëria renditet e dyta në rajon pas Serbisë me 2.3 milion përdorues e lë pas Kroacinë me 1.1 milion përdorues.

Mbyllja e "Tik Tok" në Shqipëri/ 1.5 milionëMbyllja e "Tik Tok" në Shqipëri/ 1.5 milionë

Vendimi i qeverisë për mbylljen e "Tik Tok" për një vit në vendin tonë erdhi pas vrasjes së Martin Canit nga bashkëmoshatari tij. Konflikti mendohet se nisi nga rrjetet sociale, ndërsa vetë kompania kineze ka deklaruar se gjeneza e mosmarrëveshjes mes të miturve nuk kishte lidhje me "Tik Tok" sepse vetë dyshja nuk kishin llogari në aplikacion.  Vendimi i shpallur nga Kryeministri Edi Rama, i cili vetë aktualisht ka 138 mijë ndjekësa në Tik Tok, për mbylljen e rrjetit social në Shqipëri është pasuar nga reagimet e opozitës, të cilët e konsideruan atë si një censurë.

Kryetari PD-së, partisë më të madhe opozitare, Sali Berisha i cili kundërshton vendimin e qeverisë ka në Tik Tok rreth 60.000 ndjekës, politikani i dytë më i ndjekur. Berisha pasohet nga Agron Shehaj me 41.7 mijë ndjekësa, Arlind Qori me 38.9 mijë ndjekësa dhe Adriatik Lapaj me 27 mijë.

Mbyllja e "Tik Tok" në Shqipëri/ 1.5 milionëMbyllja e "Tik Tok" në Shqipëri/ 1.5 milionëMbyllja e "Tik Tok" në Shqipëri/ 1.5 milionëMbyllja e "Tik Tok" në Shqipëri/ 1.5 milionëMbyllja e "Tik Tok" në Shqipëri/ 1.5 milionë

Fenomeni "Gucci"

Përtej politikës, platforma e "Tik Tok ka qenë shumë fitim prurëse për shumë shqiptarë. Përmes asaj që njihet si Live Games, ndjekësit blejnë përmes llogarive bankare dhe çojnë “gifte dhurata" personave që kanë hapur "Live"-n.

Fabiol Kuçi i njohur si "Gucci", një ish-i dënuar shqiptar në Britaninë e Madhe është kthyer në fenomen me "Live"-t e tij javët e fundit në "Tik Tok". Me rrëfimet e vuajtjeve gjatë kryerjes së dënimit në 42 burgje të ndryshme, angleze në një "live" ai arriti të ndiqet nga një audiencë rekord prej 80.000 mijë personash. 

32-vjeçari përmes kësaj audience ndjekësish, duke rrëfyer detaje nga burgosja e qëndrimi për një kohë të gjatë në dhomat e izolimit, që kur ishte 16 vjeç, përcjell çdo mbrëmje, mesazhe këshilluese për të rinjtë, sidomos ata në Angli, në të qëndruarin larg botës së krimit. Rrëfimet e tij, e kanë kthyer atë në shqiptarin më të ndjekur e më të dashur të kësaj platforme javët e fundit dhe duket se e kanë larguar audincën nga ato që në këtë platformë përdorin gjuhën e sharjes dhe urrejtjes. 

mbyllja e tik tok ne shqiperi

Sondazh

Poll