Aktualitet

Ra aksidentalisht nga pallati ku po punonte, përfundon në spital 55-vjeçari në Kamëz

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

25 Dhjetor 2024, 15:50 Nga r.ll
Ra aksidentalisht nga pallati ku po punonte, përfundon në spital
foto ilustruese

KAMËZ- Një 55-vjeçar në Kamëz ka rënë aksidentalisht ditën e sotme nga një pallat në ndërtim, ku po punonte. Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 14:55, në Kamëz, shtetasi Sh.P, rreth 55 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

kamëz

Sondazh

Poll