Aktualitet

Dosja "Sky ECC" dhe goditja e grupeve kriminale në Greqi/ Aleksandër Sadikaj trafikoi sasi të madhe droge nga Spanja, si u ndihmua nga Denis Grabocka

Sadikaj rezulton përdorues i “Encrochat” me kodin “loneeagle” dhe i “Sky ECC” me PIN “BSPN6M” dhe gjithashtu përmendet si person me precedentë të pasur kriminalë në Greqi, i skeduar edhe me mbiemrin Kalemi.

25 Dhjetor 2024, 18:14 Nga r.ll
Dosja "Sky ECC" dhe goditja e grupeve kriminale në Greqi/
foto ilustruese

GREQI- Gazeta e përjavshme greke “Documento”, e gazetarit investigativ Kostas Vaxevanis ka zbardhur detaje detaje të reja nga dosja “Sky ECC” në Greqi dhe goditja e grupeve kriminale të cilat trafikonin drogë nga Shqipëria e Spanja në Greqi.

Një nga personat e përfshirë në dosje është edhe Aleksandër Sadikaj, i cili u vra dy vite më parë në autodtradën Elbasan-Tiranë, pranë rrethrrotullimit të Saukut, pasi në automjetin e tij ishte vënë lëndë shpërthyese.  Sipas dosjes, Sadikaj rezulton përdorues i “Encrochat” me kodin “loneeagle” dhe i “Sky ECC” me PIN “BSPN6M” dhe gjithashtu përmendet si person me precedentë të pasur kriminalë në Greqi, i skeduar edhe me mbiemrin Kalemi.

Sadikajn përfshihet në këtë dosje prej marsit 2020, ku rezulton drejtues i organizatës kriminale, me rol në trafikimin e marijuanës nga Spanja e Shqipëria për në Greqi dhe shfaqet si një nga furnizuesit më të mëdhenj me kanabis dhe kokainë, për një pjesë të madhe të tregut grek.

Në dokumentet, që ka siguruar "Documento", thuhet se në harkun kohor prej rreth një muaji, Sadikaj kishte arritur të kalonte në Greqi një sasi prej gati 300 kilogramësh kanabis, me vlerë mbi 450 mijë euro. Gazeta greke ka zbuluar edhe një episod trafiku droge, të shoqëruar me një transfertë 400 mijë euro, ku rezulton i përfshirë 36-vjeçari nga Korca, Denis Grabocka.

Më 5 maj 2020, në orën 20:30, në portin e Civitavecchias, një qytet pak mbi Romë, autoritetet italiane arrestuan U.P., shtetas grek. Ai ishte drejtuesi i një kamioni me targa bullgare në pronësi të kompanisë bullgare Zion Trans. Brenda kamionit u gjetën 133 pako me 144 kilogramë marijuanë.. Ato ishin fshehur në “çanta”, të përziera me mallra legjitime nga gjashtë paleta detergjente dhe 15 paleta të tjera veshjesh. Shoferi kishte qenë në kontakt me “milanmilan”, një llogari e paidentifikuar e aplikacionit “Encrochat” dhe, me sa duket, kishte marrë ngarkesën nga diku në Barcelonë të Spanjës, me urdhër të Denis Grabockes, kreut të grupit.

Përdoruesi “milanmilan”, sipas provave në dosje, ka pasur rolin e ndërlidhësit për llogari të grupit në Spanjë dhe ka gjente mallin që e sillte në Itali dhe Greqi. Për këtë sasi, lidhja e panjohur deri tani në Spanjë, ka marrë 400 mijë euro përmes sistemit “Hawala”, pas një urdhri të Denis Grabockes, kreut të organizatës së dyshuar kriminale, për një tjetër anëtar të paidentifikuar. I njëjti person, “ultrarhino” siç është edhe pseudonimi i tij në aplikacionin “Encrochat”, duket se ka bërë vizita të përsëritura në një dyqan në Aharnon për llogari të organizatës, pasi një javë pas kapjes së ngarkesës në portin italian ka shkuar dhe ka dorëzuar 60 mijë euro të tjera, të cilat kanë mbërritur të nesërmen në Madrid, përmes sistemit “Hawala”.

aleksander sadikaj denis grabocka

Sondazh

Poll