Aktualitet

Protesta e opozitës, shoqërohen në polici 15 protestues

Numri i të shoqëruarve pritet të rritet, ndërsa në protestën e fundit të opozitës, janë shoqëruar rreth 50 protestues.

23 Dhjetor 2024, 19:48 Nga r.ll
Protesta e opozitës, shoqërohen në polici 15 protestues
protesta

TIRANË- Policia ka nisur me shoqërimet e protestuesve në komisariat, ende pa përfunduar protesta. Bëhet me dije se deri më tani janë shoqëruar 15 qytetarë, por nuk ka detaje se në cilat zona kanë protestuar ata, apo në cilat komisariate janë dërguar.  Numri i të shoqëruarve pritet të rritet, ndërsa në protestën e fundit të opozitës, janë shoqëruar rreth 50 protestues.

Protesta e opozitës në kuadër të mosbindjes civile ka zgjatur rreth tre orë, ku u bllokua qarkullimi në pesë pika kyçe të kryeqytetit, konkretisht te Rruga e Elbasanit, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Sheshi Willson dhe bashkia e Tiranës. Që në nisje të saj protesta është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve. Situata më e tensionuar është paraqitur në Rrugën e Elbasanit dhe tek Pallati me Shigjeta, pasi në një moment deputeti demokrat dhe nënkryetari i Kuvendit. Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat. Ai u dërgua te spitali i Traumës, ndërsa për këtë opozita ka bërë fajtor policinë, pasi janë se efektivët e kanë dhunuar me urdhër të qeverisë. Ndërkohë kreu i PD-së, Sali Berisha ka qenë i pranishëm në të gjitha pikat ku u mbajt protesta. Berisha tha për mediat se mosbindja civile nuk do të ndalet deri në krijimin e qeverisë teknike dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira. 

protesta e opozites 26 dhjetor 2024

Sondazh

Poll