Aktualitet

Aksident në Lushnje/ Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, shoferi nxirret nga banorët nga mjeti, transportohet në spital

Ende nuk dihen shkaqet e daljes nga rruga të mjetit. Më tej bëhet me dije se rrjedha e ujit e ka nxjerrë mjetin nga ana tjetër, ku disa persona që punonin në bizneset aty kanë parë rastin dhe kanë ndërhyrë.

23 Dhjetor 2024, 18:44 Nga N.F

 

Aksident në Lushnje/ Makina del nga rruga dhe përfundon në
Aksidenti

 

LUSHNJE- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lushnje. Raportohet se një automjet tip "Benz" ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Lunjës. Ende nuk dihen shkaqet e daljes nga rruga të mjetit. Më tej bëhet me dije se rrjedha e ujit e ka nxjerrë mjetin nga ana tjetër, ku disa persona që punonin në bizneset aty kanë parë rastin dhe kanë ndërhyrë.

Kanë qenë ata të cilët kanë nxjerrë drejtuesin nga makina. Shoferi është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Policia dhe zjarrfikësit e Lushnjes ndodhen në vendngjarje. Është kryer kontrolli i mjetit dhe nuk është gjetur asnjë person tjetër përveç drejtuesit.

aksident ne lushnje

Sondazh

Poll