Aktualitet

"Ooo kush je ti që më prek mua me dorë", përplasje mes policisë dhe protestueses në kryeqytet

Tensionet më të ashpra janë shënuar në Rrugën e Elbasanit dhe tek Pallati me Shigjeta

23 Dhjetor 2024, 19:26 Nga r.ll
"Ooo kush je ti që më prek mua me dorë", përplasje
perplasja

TIRANË- Protesta e opozitës vijon prej më shumë se 2 orësh, ndërsa janë shoqëruar vazhdimisht përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve. Një protestuese është përplasur me njërin prej efektivëve të policisë. 

“Ooo kush je ti që më prek mua me dorë, më shtyu tek makina”, i ka thënë ajo.

Tensionet më të ashpra janë shënuar në Rrugën e Elbasanit dhe tek Pallati me Shigjeta. Si pasojë e përplasjeve humbi ndjenjat edhe deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili tashmë është dërguar drejt spitalit të Traumës. Lidjhur me këtë deputetët e opozitës kanë akuzuar efektivët se po ushtrojnë dhunë. 

protesta e opozites 23 dhjetor 2024

Sondazh

Poll