Sport

Grekja Lina Souloukou, do të jetë drejtuesja e re e Nottingham Forestit…

Menaxherja Lina Souloukou e nis detyrën e saj më 5 janar

23 Dhjetor 2024, 18:04 Nga DOSJA
Grekja Lina Souloukou, do të jetë drejtuesja e re e Nottingham

ANGLI - Lina Souloukou është CEO (drejtoresha ekzekutive) e re e Nottingham Forest, njoftoi këtë të hënë klubi i drejtuar nga trajneri Nuno Espírito Santo.

“Lina Souloukou do të mbikëqyrë zhvillimin strategjik të Nottingham Forest, duke udhëhequr vizionin afatgjatë të klubit për sukses në Premier League dhe garat evropiane”, thuhet në njoftimin e bërë nga klubi për median.

Lina Souloukou, e cila e fillon rolin e saj më 5 janar, ka luajtur më parë role të ngjashme si tek Olympiakos (Greqi) dhe Roma (Itali). Ajo kthehet për të punuar në një klub në pronësi të Evangelos Marinakis, pas kohës së tij në Olympiakos.

“Ndihem e nderuar që jam sërish pjesë e familjes së futbollit të zotit Marinakis. Mundësia për të nxitur suksesin e Nottingham Forest dhe për të kontribuar në grupin më të gjerë është një sfidë emocionuese. Pres me padurim të nis punën në vitin e ri për të arritur ambiciet tona të përbashkëta”,- tha Lina Souloukou, për mediat e klubit anglez.

“Është kënaqësi e madhe që mirëpresim Lina Souloukou në ekipin tonë. Rekordi i saj i dëshmuar në menaxhimin e futbollit, pasioni dhe angazhimi i saj përputhen në mënyrë të përkryer me vizionin tonë për Nottingham Forest dhe grupin më të gjerë, ndërsa ne vazhdojmë të përpiqemi për sukses më të madh,"- tha presidenti Evangelos Marinakis.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll